Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tensionet në Kuvend, Bardh Spahia: Aty karrigia vlen më shumë se demokracia, luhet me 10 standarde

22:59 / October 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardh spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka komentuar tensionet e sotme në Parlament, ku deputetët demokratë të përjashtuar nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancës plenare dhe u përplasën jashtë godinës me kolegët socialistë dhe gardën.

I ftuar në studion e “Open”, Spahia tha se situata në Kuvend pasqyron gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe se pengimi i opozitës për të marrë pjesë në seancat parlamentare tregon se ndaj saj ka një luftë të mirëfilltë.

“Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund,” deklaroi Spahia, duke kritikuar qeverinë për përdorimin e forcës dhe numrave për të shtypur opozitën.

“Nëse vendimet merren me forcën e numrave dhe pa respektuar standardet demokratike, atëherë parlamenti ka humbur çdo kredibilitet”, tha ai.

Ai përmendi arrestimin e deputetit Ervin Salianji, si një shembull të tentativave për të kontrolluar opozitën.

“Pamjet e sotme bëjnë një skaner të situatës së demokracisë së vendit tonë. Të shohësh si pengohet grupi i opozitës të marrë pjesë në tempullin e demokracisë, tregon qartë situatën. Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund. Kjo opozitë ka 11 vite që luftohet dhunshëm. U tentua të zhbëhej opozita dhe të merrej nën kontroll.

Këtu ka një luftë të mirëfilltë kundrejt opozitës. Salianji u arrestua sepse denoncoi me fakte vëllanë e ministrit të Brendshëm. Nëse na kërkohet të jemi në një parlament ku vendoset dhunshëm me forcën e numrave dhe luhet me 10 standarde, ai parlament ka marrë fund”, tha ai.

bardh spahia kuvend tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.