Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë 

16:43 / October 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane e Barit finalizoi gjatë fundjavës një operacion antidrogë të konfirmuar vetëm ditën e djeshme (5 Tetor) për mediat, duke njoftuar sekuestrimin e 6,5 kg kokainë. Në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit 2024, një operacion i rëndësishëm i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar, me dokumente të rregullta në Itali, me akuzën e mbajtjes dhe transportit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Arrestimi i ndodhur përgjatë autostradës A/14 në zonën e Bitontos, është rezultat i intensifikimit të kontrolleve rutinë nga Policia Rrugore. Oficerët ndaluan një “BMW”, duke dyshuar si pasojë e nervozizmit të shfaqur nga shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Intoleranca e shfaqur nga i dyshuari gjatë kontrolleve i ka shtyrë efektivët të kërkojnë ndërhyrjen e reparteve përforcuese dhe veçanërisht qenit antidrogë të Komisariatit të Policisë Bari, për kontrolle më të detajuara. Falë nuhatjes shumë të stërvitur të qenve nuhatës të drogës, brenda automjetit u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, afërsisht 6.5 kg.

Droga ishte e fshehur në gjashtë mbështjellës në formë paralelepipedi, të pozicionuar në një dhome të fshehtë, një ndarjeje të krijuar me zgjuarsi midis pjesës rezistente ndaj nxehtësisë dhe pjesës së poshtme të makinës, shkruajnë mediat. 

Pas përfundimit të kontrolleve, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit, në pritje të vleftësimit të masës së sigurimit nga gjyqtari. 

antidroge bari shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak/ Humbin jetën 32 persona, tre ditë zie kombëtare

13:49 / October 6, 2026

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.