Tashmë është zyrtare! Xhamia e Namazgjasë në Tiranë do të hapet më në fund. Me shumë gjasa inagurimi do të bëhet me datë 10 tetor, kur në Shqipëri do të vijë për një vizitë zyrtare presidenti Recep Tajip Erdogan. Lajmi është mësuar nga timami turk Enes Bastur, i cili ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.
“Të dashur miq, me lejen e Kryesisë sonë të Çështjeve Fetare, jam emëruar në Xhaminë Qendrore të Namazgjasë së Tiranës, tempullin e madh që ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, për një kohë të gjatë, shpresoj që Zoti të mos na turpërojë,”- shkruan ai.
Mirëpo, deri më tani, veç lajmit të dhënë prej tij, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga Kryeministria, as nga Presidenca turke. Por në Tiranë, tashmë në Xhaminë e Namazgjasë ka nisur përgatitja.
