Protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka janë vendosur tek selia e PS-së.
Ata kanë hedhur në drejtim të godinës bomba molotov.
Disa prej protestuesve kanë vënë maska, për të mos u identifikuar.
Por protesta duket se ka kulmuar me hedhjen e molotovëve drejt godinës së Partisë Socialiste, ku hyrja e saj është përfshirë nga flakët, ndersa protestuesit degjohen duke thirrur: RAMA IK!
Ndërkaq ka ndërhyrë policia duke i shpërndarë protestuesit.
