Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Në ujëra të panjohura, Jennifer Lopez flet për ndarjen nga Affleck: Bota ime shpërtheu

20:18 / October 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jennifer Lopez po përshtatet me jetën si beqare pas ndarjes nga Ben Affleck.

Në një artikull për Interview Magazine, 55-vjeçarja tha se është “e emocionuar” që do të jetë vetëm pas kërkesës për divorc nga bashkëshorti i katërt.

“Tani jam e emocionuar, kur thua se do të jesh vetëm. Po, nuk po kërkoj për dikë sepse çdo gjë që kam bërë për 25, 30 vitet e shkuara, duke u bërë pjesë e situatave sfiduese, ç’mund të bëj kur të jem vetëm unë”, tha ajo.

“Po nëse jam thjesht e lirë?”, shtoi Lopez.

image 8

Ndërsa fliste për të ardhmen e jetës private, superylli tha se “s’ka një standard të ri pasi s’po kërkon askënd”.

“Për ata që janë romantikë dhe u pëlqen të jenë në një lidhje e të plaken krah dikujt, ne mendojmë që ‘duhet të kem këtë që të jem e përmbushur dhe e lumtur. Por s’të duhet”, shpjegoi ajo.

image 9

Këngëtarja gjithashtu pranoi se ndarja nga Affleck pas vetëm dy vitesh martesë ka qenë kryefjalë  e mediave rozë në muajt e fundit. Ajo tha se është në dijeni të  gjërave që thuhen për të, po kjo nuk ia ndryshon mendimin për veten. Jennifer vijoi duke thënë se duhet të  pranosh gjërat që thuhen për ty, dashurinë dhe urrejtjen pasi është pjesë e industrisë.

“Bëra gjithçka dhe më shiko ku jam, ishte sikur e gjithë bota ime shpërtheu”, tha ajo duke nënkuptuar ndarjes dhe anulimit të turneut. Lopez pranoi se ky “territor i ri” është “paksa i frikshëm” për të.

“Duket i vetmuar, i panjohur, i frikshëm. Ndiej trishtim. Ndiej dëshpërim. Por kur ulesh dhe mendon që ‘këto gjëra s’do të më vrasin’, kupton që je e aftë të gjesh lumturinë dhe gëzimin te vetja”.

image 10

Jennifer tha gjithashtu se nuk e kishte mësuar ç’është “të ndihesh mirë vetëm” derisa u nda nga Ben Affleck.

affleck Jennifer Lopez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.