Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përqafim vëllazëror tek Xhamia e Namazgjasë, Rama: Ka qenë për mua çështje nderi. Erdogan: Më e madhja në Ballkan

17:30 / October 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1728573060 ramaperqafonerdoganin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Edi Rama shkoi dhe përqafoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Rama falënderoi Erdogan për ndihmën e madhe të dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie dhe e çmoi presidentin turk si mik dhe popujt shqiptarë e turq si vëllezër. Kurse Erdogan gjatë fjalës së tij, theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i solidaritetit mes dy vendeve.

”Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, ibadeti dhe adhurimi, por është multifunksional për të cilët do t’u shërbejë besimtarwve, kompleks social ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi, ashensorë për ata me aftësi të kufizuar. Xhamia do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe i solidaritetit mes nesh. Në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vepër që do të mahnisë të gjithë ata që e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore. Kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë ka qenë spitali i ndërtuar në qytetin e Fierit, si dhe rezidencat e ndërtuara në qytetin e Laçit. Xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit”,-tha Erdogan.

Nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se u desh një vullnet i mirë për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre. ”Ka qenë për mua çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe, si një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë, siç e ka thënë Papa Françesku në vizitën e tij, jo në harmoni, por në vëllazëri shqiptare. Sot pas 10 vjetësh, xhamia e madhe hynë në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i shumë çkaje të lidhur me besimin. Në lidhje me këtë ajet të lartë dijetari ynë shpjegon se ashtu siç e kanë i konsideron librat të zbritur fjalë të zotit fjalë pa zë e pa gërma. Kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të faltoreve të kryeqytetit duke e përmbyllur skidën e këtij flamuri, identitetin tonë mbështjellë brenda tij. Flamur bujar për njerëzimin”,-tha Rama.

Erdogan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.