Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Xhaminë e Namazgjasë nisa ta ndërtoja unë, Rama e bllokoi! E papranueshme ndërhyrja e Turqisë

17:55 / October 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1728574270 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar përmes një shkrimi për Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Sipas tij, ndërtimi i Xhamisë nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD-së i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist komunitetit mysliman, të cilën, sipas tij e pengoi për 11 vite Edi Rama si kryetar Bashkie.

Shkrimi i plotë

Sot inaugurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Të dashur miq, inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm.

Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist i komunitetit mysliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie.

Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inaugurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit mysliman dhe ndërtimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe presidentit të Republikës së Turqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financimin e ndërtimit të xhamisë.

Xhamia është dhuratë e besimtarëve myslimanë turq për besimtarët myslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohjen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirëpo kjo bujari e besimtarëve myslimanë të Turqisë u përdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së myslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi.

Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inaugurim kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët mysliman të Shqipërisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare.

Ajo konsideron tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët mysliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

Rama Xhamia e Namazgjase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.