Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas Tiranës shkon në Beograd, presidenti Erdogan rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

15:50 / October 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
462541702 1086228066205579 7892016783102205607 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot është në Serbi dhe në takimin e tij me homologun serb Aleksandar Vuçiç nënvizoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. ”Është e qartë rëndësia e arsyes së shëndoshë në qasjen ndaj tensioneve të fundit Serbi-Kosovë”, tha Erdogan. Ata zhvilluan një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.

”Vëllimi i tregtisë me Serbinë kaloi 2 miliardë dollarë për dy vjet radhazi. Vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të arritur objektivin e përbashkët prej 5 miliardë dollarësh”, tha Erdoğan, duke shtuar se në 12 vitet e fundit, investimet në Serbi ishin rritur nga 1 milionë dollarë në 405 milionë dollarë.

Po ashtu Erdogan u ndal edhe në rajonin e Ballkanit, ku ritheksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon. “Nënvizuam edhe një herë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Është e qartë rëndësia e arsyes së shëndoshë në qasjen ndaj tensioneve të fundit Serbi-Kosovë”, theksoi presidenti turk.

”Theksova rëndësinë e qasjes konstruktive të Serbisë për të lënë pas brishtësinë politike në Bosnjë-Hercegovinë”, tha ai. Përpara vizitës në Serbi, Erdogan vizitoi dje Shqipërinë, ku u takua me krerët e shtetit dhe përuroi Xhaminë e Namazgjasë të ndërtuar me kontributet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit të Dijanetit turk.

Erdogan Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Nigeri, rrëzohet avioni ushtarak/ Humbin jetën 32 persona, tre ditë zie kombëtare

13:49 / October 6, 2026

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.