Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i grave të Diasporës, Linda Rama: Brezit tonë i takon detyrimi për ta kryer anëtarësimin në BE

17:04 / October 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 64
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte në Tiranë u mbajt Samiti i V-të i Gruas së Diasporës Shqiptare, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadës Gjermane dhe agjencisë për diasporën. Në samit u diskutuan çështje të lidhura me fuqizimin e politikave për orientimin e migracionit drejt zhvillimit përfshi fuqizimin në rrjetin e bashkëpunimit të grave në emigracion. Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, eksperte për politikat publike dhe çështjet zhvillimore u ndal në rëndësinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes evropiane.

”Axhenda e Bashkimit Evropian nuk është një axhendë që mund të bëhet nga një aktor, sado i fuqishëm të jetë ky aktor dhe vetë instrumentet financuese në fakt e kanë brenda filozofisë së tyre harmonizimin e burimeve në mënyrë që më pas të kenë mundësi që projektet të jenë më të mëdha, të jenë më domethënëse, të jenë më të shpejta, të jenë më cilësore.

Mendoj që cikli i detyrimit për ta kryer anëtarësimin evropian në Bashkimin Evropian i qëndron, neve, brezit tonë, që e kemi provuar komunizmin, që kemi përballuar tranzicionin dhe i takon si shije prindërve tanë, të cilët nuk e panë asnjë ditë mundësinë që të plotësojnë veten e tyre, ta shohin veten e tyre në kushtet që ne arritëm ta shohim”, tha Linda Rama.

Samiti i V i Gruas së Diasporës, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota. Samiti u mbajt nën moton “Leading the Way to the European Union,” duke theksuar rolin udhëheqës të grave shqiptare në përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

EU Linda Rama Shqipëeria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026

Spiropali lëshon kritika: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

22:09 / October 8, 2026

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.