Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjosha: Rama po e çon vendin drejt konfliktit

10:46 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klajda gjosha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rama po e çon vendin drejt konfliktit është shprehur ish-ministrja e Integrimit, dhe ish deputete e LSI-së, Klajda Gjosha. Sipas saj, kriza politike e kushtetuese që ka prekur vendin vjen për shkak të papërgjegjshmërisë së maxhorancës.

“Është e vështirë të mendosh që zgjedhjet në Shqipëri të realizohen sërish nga ata që shkatërruan standartin e zgjedhjeve të mëparshme”, ka thënë Gjosha.

Për aksionin e opozitës ajo propozon që të vendoset kultura e një qeveria tranzitore 3 muaj para zgjedhjeve, për të shkëputur çdo konflikt interesi dhe për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Protestat do të jenë të vazhdueshme sepse sepse ato janë një e drejtë legjitime e qytetarëve për të kërkuar të drejtat e tyre. Opozita gjithnjë ka qënë e hapur për dialog me njerëz të besueshëm brenda partisë Socialiste për ta zgjidhur këtë krizë. Qeveria tranzitore nuk mund të krijohet nga opozita, patjetër që ne kërkojmë njerëz të përgjegjshëm për ta mundësuar këtë opsion. Do të ishte mirë që kultura e një qeverie tranzitore të vendosej gjithmonë 3 muaj para zgjedhjeve për të shkëputur çdo konflikt interesi dhe për t’i siguruar qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Gjosha.

Nga ana tjetër, ish-ministrja e Integrimit flet edhe mbi shanset e vendit për negocitat, qartësisht të pakta , duke paralajmëruar se nëse Shqipëria do të ndahej nga grupi me Maqedoninë e Veriut, do të thotë që të grupohet me Kosovën dhe Bosnjen duke i dhënë fund perspektivës së saj europiane në një të ardhme të afërt.

“Nuk është surprizë për mua ky vendim. Paralajmërimin tim e kam dhënë një vit më parë dhe fatkeqësisht kam hasur në vesh të shurdhët. Gjithmonë kam menduar se nëse Shqipëria do të kishte një shans të çelte negociatat, do të ishte vetëm prej Maqedonisë së veriut dhe jo përmbushjes së standarteve. Është e dhimbshme për mua të mendoj që ne jemi në një moment kritik ku jo vetëm negociatat nuk do të çelen por mund të bëhemi edhe pengesë për Maqedoninë e Veriut që ka sakrifikur aq shumë për këtë proces. Nëse Shqipëria do të ndahej nga kjo e fundit, do të thotë që do të grupohet me Kosovën dhe Bosnjen, duke i dhënë fund perspektivës së saj europiane në një të ardhme të afërt. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë dhe qeveria ka përgjegjësi madhore!”, është shprehur ajo.

gjosha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.