Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kusht Shqipërisë për integrimin? Tsipras: Të mbrohen të drejtat e minoriteteve

10:52 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama cipras
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për Financial Times kryeministri grek Alexis Tsipras ka folur krahas të tjerave dhe për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Duke përmendur suksesin e arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, ai është shprehur se në të njëjtën logjike do të ishte edhe trajtimi i marrëdhënies së vështirë greko-shqiptare, duke përfshirë kufijtë detar, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy vendeve që nga viti 1945 dhe statusin e minoritetit etnik grek, aktualisht të ngecura pas një dialogu premtues të nisur në nëntor të 2017-s.

Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, madje këtë ia ka shpjeguar edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Tsipras thotë se “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në Qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të nisin procesin e anëtarësimit në BE sëbashku… Por ne nuk do të vëmë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë”.

Tsipras thekson se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacion për dhënien leksione të tjerëve, duke hequr peshën e vet ose duke vendosur kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

“Popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të reformave. Është si shkopi dhe karrota. Ata kanë nevojë për karrota, nëse gjithçka duket e errët”, është shprehur Tsipras.

Në sytë e SHBA-së dhe BE-së, arritja më e madhe e Tsipras është zgjidhja e çështjes së emrit me Maqedoninë, e cila kishte mbetur pezull për 27 vite. Tsipras ka pranuar vështirësitë e arritjes së një marrëveshje të tillë, e cila nuk ishte të bënte vetëm me emrin por me historinë dhe identitetin.

tsipras
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.