Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Bashkuat votat me Ramën”, dikur pjesë në PD, Sula dhe Agalliu debat: Për inat të sime vjehrre, i jepni oksigjen PS-së

16:09 / October 12, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agalliu Sula 770x403 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbi Agalliu deputet i pavarur dhe me Bashën dhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula debatuan në studion e ”News24” lidhur me formimin e partisë së re “Djathtas”. Një grup deputetësh dhe pjesë të strukturave, të larguar nga PD, janë nismëtarët e kësaj force politike. Agalliu tha se “kalimi i vulës së PD te Sali Berisha ishte momenti i ndarjes”. Sipas tij, të djathtës i duhet një lidership dhe frymë e re. Ai ironizoi edhe Lulzim Bashën të cilin e quajti deputet të grupit parlamentar të Berishës.

Dashnor Sula: Mbaroi koha, nuk ia dolëm. Zoti Alibeaj donte të rikthente Bashën duke tentuar të diskredituar Sali Berishën në zgjedhjet e 14 majit. U nxorën kandidatë atëherë, ka patur debat në mbledhjen e Kryesisë.

Arbi Agalliu: Unë dhe një pjesë e kolegëve mbajtëm një qëndrim. Logo dhe vula shkoi te Sali Berisha me vendimin Zhukri dhe më pas u kthye aty. Unë kam qëndruar për disa parime.

Dashnor Sula: Doni të rrëzojmë të majtën? Apo t’i japim oksigjen PS-së? Miku im, kundërshtari ynë politik është Rama dhe PS, nuk janë kolegët tanë. Ju nuk fitoni dot asnjë mandat, as 10 mijë vota nuk i merrni, i bëjnë oksigjen PS-së. Gabim i madh shumë, shërbim i pushtetit.

Arbi Agalliu: Shërbim ndaj pushtetit është të bashkosh votat për të bërë amnistinë për të liruar ata të cilët janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO. Nuk flas për zotin Sula se ka votuar kundër. Të bashkosh votat për një reformë zgjedhore që e mbyll sistemin, sërish zoti Sula ka qenë kundër. Kjo parti në opozitë qenka partia që bashkon votat me këtë mazhorancë për të forcuar sistemin…

Dashnor Sula: Kjo s’do të thotë se unë tani për inat të sime vjehrre të fle me mullixhun. Alibeaj i ka shërbyer Sali Berishës si ministër, ka marrë benefite. S’kam marrë unë benefite. Atyre u ka ngëlur hatri dhe janë prishur, prandaj dalin kundër. Unë do vazhdoj të bëj luftë brenda PD por jo të zihem brenda dhe të iki.

Arbi Agalliu: Sali Berisha ka në shpinën e tij një non grata, probleme me drejtësinë, nuk mendoj se është alternativa e opozitës në 2025. Pse u dashka që ky grupm të mos e shfaqë alternativën? Lidershipi është i vjetër dhe me probleme me drejtësinë. Duhet ndryshim, duhet alternativë. Lulzim Basha sot është pjesë e grupit parlamentar të Sali Berishës. Zoti Basha vendosi të qëndrojë në grupin parlamentar me drejtues atë që nuk e pranoi në shtator 2021. Sot qëndron dhe e pranon si kryetar. Pse nuk shkëputesh? Sepse zoti Berisha mori logon dhe vulën.

Ola Bruko: Ndoshta pret të krijojë një parti të re…

Arbi Agalliu: Kushdo që e kupton se ajo rrugë nuk ka krye. Shumica e atyre që janë sot në PD thonë e dimë por s’kemi çfarë bëjmë.

Ola Bruko: Zoti Sula ju e dini që nuk do prodhojë gjë qëndrimi juaj në këto zgjedhje por jeni aty? E dini që s’keni ça të bëni prandaj rrini aty?

Dashnor Sula: Jo, nuk është e vërtetë. Jam i djathtë, opozitar, do luftoj në PD. Kundërshtari im politik është PS, mazhoranca, Rama. Këto që dalin nga nëna, nga PD, Agalliu, Alibeaj, Açka, Jakupllari as unë, nuk ka ardhur në parlament me votat e nënës, babës, motrës, vëllait por me votat e PD. Të dalin dhe të bëjnë një protestë kundër regjimit, kundër PS-së, kundër Ramës, nuk kanë marrë pjesë në protesta.

Arbi Agalliu: Kush është opozitar o Dash?

Dashnor Sula: Unë jam opozitar. Sali Berishën nuk kam dalë ta shaj as personalisht, as familjarisht.

Arbi Agalliu: E ka sharë Gaz Bardhi, kryetari jot i grupit parlamentar.

Dashnor Sula: Flas për veten. Po del dhe po gjuan me grusht “familjen” tënde. Pse dolët ju tani 6 muaj para zgjedhjeve? Pas zgjedhje, po. Edi Rama do lëvizë çdo gur në 2025. Kjo është oksigjen ndaj PS-së dhe Edi Ramës. Unë do luftoj brenda opozitës që PD të luftojë për të ardhur në pushtet. Po tradhtoni opozitën.

agalliu sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.