Një tjetër zhvillim ka marrë hetimi për ngjarjenku në rrethana ende të dyshimta Denis Meçe i mori jetën me grushta kokës 42-vjeçarit, Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve.
Një pjesë e pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja dhe të një marketi përballë. Pamjet dyshohet se ishin fshirë nga pronari i lokalit Voltan Shkullaku dhe klientet Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, duke përdorur një virus kompjuterik. Prokuroria e Korçës ka marrë një progam të sofistikuar në Bullgari dhe deri më tani ka kryer rikuperimin e një pjese të pamjeve të kamerave. Shihet momenti para dhe pas vrasjes së 42-vjecarit dhe të gjitha lëvizjet e autorit dhe dëshmitarëve.
Grupi hetimor me ekspetët më të mirë të IT-së është në proces të rikuperimit të momentit të vrasjes, ores e dates se sakte, çka përbën gurin e themelit në hetim. Nisur nga këto zhvillime prokuroria ka rikthyer në qeli të tre dëshmitarët, Voltan Shulku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët më herët ishin lënë me masë sigurie detyrim paraqitje.
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për tre personat që panë skenën e krimit dhe u përpoqën të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke dyshuar se kane qene ata që kane fshirë kamerat e sigurisë.
Vendimi i gjykatës është zbatuar nga policia, e cila ka arrestuar mengjesin e së shtunës tre personat. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak te vdekjes së Proges hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor.
Policia e Pogradecit e arrestoi pas ngjarjes autorin Denis Meçe, me akuzën e vrasjes me dashje, por prokororja tashme e larguar, Vasjana Postoli lehtësoi akuzën nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Krimi trondites solli reagimin e opinionit publik dhe perplasjen e insitucioneve Polici-Prokurori.
