Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analiza e FT: BE të hapë dyert për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por…

11:55 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tony barber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se Financial Times po i kushton mjaft vëmendje këto ditë Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur po afron edhe qershori dhe pritet çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në një analizë të Tony Barber për FT, me titullin “Emri i Maqedonisë së Veriut një sukses i rrallë i Ballkanit”, flet edhe për Shqipërinë.

“Së pari, BE duhet të hapë dyert për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë…. Ndërkohë fillimi i bisedimeve me Shqipërinë duhet të frenojë tundimin e nacionalistëve në Tiranë dhe në Kosovë, shteti me maxhorancë etnike shqiptare, për të shfrytëzuar pakënaqësitë mes shqiptarëve etnikë të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Barber.

Ai vijon duke theksuar se çështja është në zhvillim e Ballkanit jugor, lidhet me një pyetje, se a do të jenë shqiptarët etnikë të rajonit të kënaqur, nëse do do të mbeten të shpërndarë në tre shtete – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut – ose nëse disa ose të gjithë do të kërkojnë të bashkohen në një Shqipëri të Madhe. Për Barber çdo lëvizje e tillë do të mbante rrezik të lartë për përfshirjen e rajonit në dhunë, duke thënë se politikanët shqiptarë në të tri shtetet duhet të tregohen të përmbajtur.

“Megjithatë, në këmbim, politikanët e BE dhe rajonalë të Ballkanit, duke përfshirë edhe ata në Shkup, duhet t’i sigurojnë të gjithë shqiptarët se aspiratat e tyre për prosperitet, të drejtat civile dhe integrimin evropian po marrin vëmendjen e duhur”, thotë analisti Tony Barber.

Ndërsa për Maqedoninë ai thotë se Marrëveshja e Prespës shton shpresat për progres për bisedime dhe në sfida të tjera rajonale.

“Marrëveshja e Prespës shtoi shpresat për progres në bisedime edhe në sfida të tjera rajonale, si ajo Serbi- Kosovë, rivaliteti etnik dhe bllokimi kushtetues në Bosnje Hercegovinë, apo marrëdhëniet e tensionuara Greqi-Shqipëri. Edhe këtu ka nëj paralajmërim. Gjembat në çdo problem në Ballkan janë të mprehta dhe të dallueshme në mënyrën e tyre”, thotë Barber.

Tony Barber është një analist dhe redaktor për Europën në Financial Times. Ai është një ish-korrespondent i jashtëm në Austri, Belgjikë, Gjermani, Itali, Poloni, ish Bashkimin Sovjetik, dhe ish –Jugosllavi.

FT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.