Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një regjistër për objektet në bashkëpronësi, Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

15:13 / October 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vendin tonë do të krijohet për herë të parë një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i ndërtimit dhe çdo karakteristikë e ndërtesës. Në një intervistë për ”Tv Klan”, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se pas 20 vitesh, ligji për bashkëpronësinë po i nështrohet ndryshimeve ligjore, si një nevojë e rritjes së numrit të ndërtesave dhe hapësirave urbane.

”Ne krijojmë për herë të parë konceptin e një regjistri të bashkëpronësisë, që çdo bashki duhet të mbajë që për çdo objekt, i cili ka elementë bashkëpronësie brenda të jetë i regjistruar, të tregojë volumin e bashkëpronësisë, objekt 5-katësh me 10 hyrje, ka shkallë në bashkëpronësi, ashensor nëse ka, tarracë nëse ka, depo uji, pompë uji dhe mënyra si mirëmbahen, kur mirëmbahen. Regjistri përcakton nëse ka kryesi, administrator”,-tha Mazniku.

Me ndryshimet ligjore, për herë të parë përcaktohet se sa është periudha që objekti duhet t’i nënshtrohet rijetëzimit apo rikonstruksionit për hapësira të veçanta. Nëse deri më tani administratori dilte si rezultat i vullnetit të banorëve, tashmë kthehet në person fiskal. ”Administratori regjistrohet si një person fiskal me NIPT dhe i jepet mundësi të lëshojë faturë, titull ekzekutiv që duhet të paguhet nga të gjithë anëtarët dhe të mblidhet nga enetet përkatëse”.

Sipas Maznikut, çështjet e vogla të bashkëpronësisë në vlerën e 20% të pagës minimale tashmë do të zgjidhen nga Komiteti i Ndërmjetësimit, i krijuar në çdo bashki të vendit, duke mos e çuar çështjen në gjykatë.

administrimi Arbjan Mazniku bashkitë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.