Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria hap nesër negociatat drejt BE-së, ja kapitujt themelorë

18:40 / October 14, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
83031135 s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e shumë pritur po vjen dhe 15 tetori do të shënjojë një hap historik për vendin tonë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian. Nesër Shqipëria çel negociatat me BE për grup kapitullin e parë. Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa dita e nesërme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Nga nesër nis shqyrtimi i grup kapitullit të parë, një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.

Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe bazat ose themeloret, përfshin edhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar. Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

Grup kapitulli i parë

-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5-Prokurimi publik
-Kapitulli 18-Statistikat
-Kapitulli 32-Kontrolli financiar

negociatat e anëtarësimit Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.