Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj takim me gratë sipërmarrëse në Myzeqe

16:49 / October 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, Presidenti Bajram Begaj vizitoi dy sipërmarrje bujqësore të zonës së Myzeqesë, që menaxhohen nga gra. Presidenti Begaj u ndal në një serrë në Savër të Lushnjës, ku u takua me Valentina Saraçin, e cila kultivon produkte bujqësore. Më pas, vizitoi pikën e grumbullimit të produkteve agroushqimore “Elian Export”, e themeluar dhe administruar nga zonja Nedrete Arapi.

Në këto biznese zinxhir janë punësuar dhjetëra vajza dhe gra të zonës. Aty grumbullohen edhe prodhimet e qindra fermerëve të Myzeqesë, mallrat e të cilëve shkojnë në tryezat shqiptare dhe ato evropiane. Presidenti i përgëzoi gratë sipërmarrëse, duke shprehur mirënjohje për punën e ndershme, mundin dhe sprovat që kanë kaluar për ngritjen dhe rritjen e biznesit, si edhe për eksportimin e produkteve bujqësore shqiptare në vendet e BE-së.

Kreu i Shtetit e cilësoi punën e grave në bujqësi si një shërbim për të gjithë shoqërinë dhe suksesin e tyre si dëshmi të një suksesi të arritur me dashuri për punën, vullnet dhe meritë. “Ne sot nderojmë punën dhe djersën tuaj. Erdha t’ju them faleminderit, sepse nga duart tuaja ushqehemi edhe ne”, – u shpreh Presidenti, në këtë ditë kushtuar grave të zonave rurale.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan problematikat që has bujqësia, si dhe skemat e hartuara në ndihmë të bujqve e blegtorëve. Presidenti theksoi rëndësinë që duhet t’i kushtohet këtij sektori, duke u shprehur se “pa një bujqësi të zhvilluar, nuk do të kemi zhvillim të vendit, ndaj dhe nevojiten programe stimuluese”.

Begaj vlerësoi gjithashtu mënyrën se si ka ndryshuar vizioni për bujqësinë në Shqipëri, orientimin e qartë drejt tregut, përfshirë dhe atë ndërkombëtar, ndërsa theksoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti bashkëpunues mes sipërmarrësve të këtij sektori.

3 33
2 51
1 46

bajram begaj gra sipërmarrëse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.