Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi në Itali: Nuk kemi nevojë për liderë të fortë, por një sistem që i del garant qytetarëve

14:51 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është ndalur në Alto Adige të Italisë, ku jetojnë rreth 4 mijë shqiptarë.

Në Bolzano Kryemadhi ka zhvilluar një takim bashkëbisedues me shqiptarët atje, me të cilët ndau shqetësimet lidhur me situatën në Shqipëri, këndvështrimin e LSI-së për daljen nga kriza dhe çuarjen përpara të agjendës integruese evropiane të vendit, duke vlerësuar me një rol të veçantë përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë në emigracion për të ndërtuar Shqipërinë si shtëpi për të gjithë shqiptarët.

“Bashkë me Përparimin, Viktorin dhe me shumë ish-deputetë kemi lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Po flas për zonën e Dibrës, ishim në zonën e Kalasë së Dodës, ishim në shumë fshatra të braktisura, kishin vetëm pleq dhe plaka dhe nuk gjeje dot një djalë apo një vajzë të re. Mos flasim më për shërbimet e tjera, mungesa e infermierëve dhe mjekeve që të gjithë po na ikin në Gjermani. 82% e gjimnazistëve të Shqipërisë duan të ikin nga Shqipëria. 70% e fëmijëve në shkollat fillore nuk duan të jetojnë në Shqipëri. Që do të thotë që në Shqipëri nuk do të ketë më mësues, nuk do të ketë më mjek, inxhinier, hidraulik, elektriçist, nuk do të ketë më shofer taksish, nuk do të ketë më njerëz që do të punojnë në administratë. Flisni çdo ditë me familjarët tuaj në Shqipëri, por asnjëri nga ju nuk dëshiron të kthehet. Unë mendoj që Shqipëria nuk ka më nevojë për lider të fortë. Ne kemi nevojë për një sistem, i cili u del garant qytetarëve të tij. Përderisa ne të gjithë paguajmë taksa, si nga i pari deri tek i fundit, nuk ka përse sistemi të mos u përgjigjet qytetarëve të tij ”, tha Kryemadhi

Gjithashtu në ditën e dytë të vizitës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Bolzanos, Renzo Caramaschi.

Caramachi shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Bolzano dhe kontributin e tyre në jetën e qytetit. Kryetarja e LSI-së Kryemadhi shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj shqiptarëve për të përballuar vështirësitë e jetës në emigracion si dhe e ftoi kryetarin Caramachi për të vizituar Shqipërinë, për të synuar edhe mundësinë e binjakëzimeve e bashkëpunimit të bashkive shqiptare me bashkinë e Bolzanos.

itali monika

Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.