Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video e vrasësit të Artan Cukut, kush janë personat që policia po mban nën vëzhgim (VIDEO)

13:27 / April 20, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2017 04 20 at 15.39.52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me dhjetëra telefonata janë bërë në Polici nga qytetarët, të cilët kanë dhënë informacion për vrasësin e Artan Cukut.

Mes këtyre telefonatave janë edhe disa qytetarë të cilët kanë thënë se kanë informacion për personin që shfaqet në videon e policisë dhe i cili dyshohet se është vrasësi i ish-Komisarit.

Burime nga Policia bëjnë me dije se disa nga informacionet që kanë dhënë qytetarët mund të çojnë në identifikimin e autorit, kjo për faktin se po mbahen në vëzhgim disa persona të cilët ngjajnë me autorin e dyshuar të vrasjes.

Të njëjtat burime theksojnë se grupi hetimor po bie në gjurmë të këtij personi, por ende nuk është bërë arrestimi i tij.

Policia e Shtetit ka vendosur 10 milionë lekë të reja shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e autorit, ndërkohë që thotë se do të ruajë anonimatin e çdokujt.

Grupi hetimor thotë se në vrasjen e Artan Cukut kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, për vet faktin se ai e ka studiuar mirë gjithë zonën, ndërkohë që e ka mbajtur kokën ulur që fytyra të mos i kapet nga kamerat e sigurisë.

Në të dyja video e publikuara nga Policia, vrasësi i ish-komisarit mban një kapele në kokë dhe mendohet se e ka studiuar zonën disa muaj më parë. Gjithashtu dyshohet se ka qenë një person i dytë i cili e ka ndihmuar. Kjo për arsye se dallohet qartë se personi që qëlloi 4 herë në drejtim të Artan Cukut nuk i ka pasur të dyja armët me vete dhe mendohet se ka qenë dikush tjetër që i ka marrë armët më pas, raporton Report Tv.

Personi i dytë dyshohet se është larguar me biçikletë nga pallati në Rrugën e Kosovarëve ku u vra Artan Cuku, por edhe në këtë rast grupi hetimor nuk ka gjetur ende asnjë provë, që mund të çojë në identifikimin e tij. Vrasja e ish drejtorit të Policisë së Vlorës mbrëmjen e 8 prillit, sipas hetuesve, ka lidhje me funksionet që ka kryer Artan Cuku kur ishte në Polici, por edhe për punën që bënte në një kompani private të sigurisë.

http://www.dailymotion.com/video/x5i8smn_policia-tirane_news

 

Artan Cuku Policia Shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.