Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza/ Profecia e Konicës: Shqipëria do bëhet për inat të Lulit e Monës!

17:01 / May 20, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Peza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alfred Peza

Në një intervistë për gazetarin e “BBC World”, Julian Worricker, Kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha tha se “… Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet”.

Ai tha se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. “Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetë institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen në problemet e vërteta, me të cilat përballet vendi”.

Nuk është hera e parë që liderët e opozitës shqiptare, pasi “lajnë gojën” duke thënë fjalinë e parë të tipit “Shqipëria duhet t’i bashkohet BE e duhet të hapë negociatat e anëtarësimit”, vijojnë pa u ndalur në çdo gjuhë të huaj që u jepet mundësia, të rreshtojnë pafundësinë e të zezave që sipas tyre ka ky vend. Eshtë njësoj sikur të vjen dikush për të të pyetur nëse duhet të martohet me motrën ose vëllain tënd dhe ti pasi i ke thënë; “PO martohu”, nis e i rendit pas u ndalur, 1001 të zezat që dorkërkuesi/ja do përjetojë, nëse do e hedhë vërtetë atë hap në jetë.

Ndër të gjitha ndyrësit që një klasë e papërgjegjshme politike arrin ti bëjë vendit të vet, me apo pa koshiencë, sigurisht që kjo qasje e meriton emërtimin: KRYENDYRËSIA!

Eshtë e vërtetë se në asnjë demokraci tjetër, asnjë opozitë nuk i ka djegur mandatet parlamentare. Se asnjë opozitë nuk ka firmosur një marrëveshje për të mos marë pjesë në zgjedhje. Por këtë hap le ta “justifikojmë”, si një frikë nga humbja e radhës, apo nga ndëshkimi që i prêt prej institucioneve të drejtësisë së re për zullumet që kanë bërë për 30 vjet. Por për këtë hall që i ka zënë personalisht, të arrish deri atje sa ti thuash çdo të huaji që të del përpara, se populli yt, shteti yt, atdheu yt dhe kombi yt nuk e meriton që të jenë pjesë e familjes Europiane, këtë vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi mund ta bëjnë.

Ky realitet i hidhur të kujton një thënie të Faik Konicës, këtu e 123 vjet përpara, kur shkruante se “armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë se se duan Shqipërinë. Dëftojnë që janë armiqtë e saj”.

Në të njëjtën kohë me deklaratat e radhës të Lulzim Bashës, nga Gjermani ka ardhur lajmi se qeveria e Kancelares Merkel “i kërkon Bundestagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”. Sekretari i Shtetit për Europën në ministrinë e Jashtme gjermane, Majkëll Rut në një letër dërguar Bundestagut, shkruan:

“Në rastin e Shqipërisë, do të doja veçanërisht të theksoja arritjet e thella dhe të nënvizoj reformën e pashembullt gjyqësore. Veçanërisht në shqyrtimin e gjyqësorit, per gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm. Deri tani, pothuajse 100 persona janë kontrolluar duke përfshirë të gjitha 57 rastet prioritare. Janë marrë 97 vendime, 19 njerëz kanë dhënë dorëheqja e tyre nga procesi”.

Vetëm pak orë përpara kësaj letre, ministri i Shtetit po në qeverinë e Merkel, Michael Roth i deklaroi “Deutsche Welle” se “jemi shumë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe përgjegjësinë e opozitës për dhunën. Pres që opozita të reagojë drejt në përgjegjësinë e saj për demokraci. Kam përshtypjen se opozita sikur nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit të Shqipërisë”.

E ndërkohë që Lulzim Basha bënte deklaratat e tij në BBC, media tjetër britanike “Fiancial Time”, e vlerësuar si më profesionalja në Europë, shkruante: “BE duhet të hapë dyert për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Idealisht, BE do nisë bisedimet e pranimit këtë vit me të dy shtetet. Anëtarësimi në BE do ndërtonte mbi “Prespën” duke e bërë të parëndësishëm kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, sipas modelit franko- gjerman. Ndërkohë, fillimi i bisedimeve për hyrjen në BE me Shqipërinë duhet të frenojë tundimin e nacionalistëve në Tiranë e Kosovë, për të shfrytëzuar ankesat midis shqiptarëve etnikë të Maqedonisë së Veriut”.

Lajmi i keq sot për Shqipërinë është se edhe kancelarive të Europës, i ka rënë në sy fakti skandaloz se “opozita nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit shqiptar”.

Lajmi i mirë është, se po Europa vetë duke e ditur fare mirë tashmë këtë gjë, është duke na përmbushur profecinë e Faik Konicës, që thoshte se “Shqipëria do të bëhet për inat të shqiptarëve”. Me ndryshimin e madh, se tashmë siç duket “Shqipëria do të bëhet për inat…”, të Lulit dhe Monës!

Alfred Peza Profecia Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i NATO-s në Ankara: Shqipëria pritet të firmos si vend themelues marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes

11:29 / July 7, 2026

Të 40-at e revolucionit të flamingove

10:31 / July 7, 2026

Ata që duan të fshehin Berishën në protestë

19:57 / July 6, 2026

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

16:15 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.