Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD protestë para Parlamentit Europian, Tabaku zbulon skenarët

16:24 / October 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mosbindjen civile, deputetët e opozitës do ta zhvendosin më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg. Depuetja e PD-së, Jorida Tabaku zbulon skenarët e protestës, ku ndër të tjera thotë se do të bëhet për të informuar ndërkombëtarët lidhur me situatën në Kuvend dhe kauzat që ka opozita.

”Grupi Parlamentar i PD-së është duke ngritur shqetësimet që po ngre edhe këtu në Tiranë edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe është një fushatë ndërgjegjëimi që do të vijojë edhe më kolegë të Parlamentit Europian. Do të jetë informim për atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë dhe cilat janë kauzat kryesore që ka opozita”, tha ajo. E pyetur nëse opozita do të vijojë me të njëjtin skenar me dhunë dhe djegie në seancat e Kuvendit, Tabaku u shpreh se grupi parlamentar i PD do të mblidhet për të diskutuar se si do të vijohet.

”Ajo që ndodhi dje në Kuvend është një shprehje revolte e grupit parlamentar dhe partisë në kuadër të ngritjes së ndërgjegjësimit dhe në kuadrin e protestave që kanë ndodhur, jo vetëm për situatën poltike, por edhe për situatën e zbatimit të vendimit të gjykatave, por edhe pas sulmeve politike që kanë ardhur në drejtim të opozitës. Për aksionin në vijim sigurisht që grupi parlamentar do të mblidhet për ta marrë një vendim për në vijim, nuk ka një marrëdhënie normale me Parlamentin, nuk ka një bojkot, por situata është e tensionuar dhe po diskutohet dhe do të vendoset rast pas rasti edhe sipas çështjeve që janë për tu diskutuar në agjendën parlamentare”, tha Tabaku.

jorida tabaku PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.