Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha në Bundestag: Përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha

17:08 / October 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1729261080 basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg, nga Berlini e quajti një rast të paprecedent. Bashkë me deputeten Oriola Pampuri, ata zhvilluan një takim me Stefan Kaufmann, raportuesin për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman. Po ashtu Basha tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është nën presion, ndërsa e cilësoi korrupsionin, pastrimin e parave dhe varfërinë si sfidat kryesore që përballet Shqipëria.

“Diskutuam për situatën politike në vend, ku së fundmi po shohim një teatër të përsëritur që synon të legjitimojë një pazar të ri politik, si ai i disa muajve më parë, që kulmoi me amnistinë, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për legjitimitetin e PD-së nga e njëjta trupë gjyqësore, që në një rast të paprecedent, dënoi deputetin Ervin Salianji, duke treguar qartë se sistemi ynë i drejtësisë është nën presion dhe segmente të tij janë ende nën kontrollin politik të atyre që kanë drejtuar për 34 vjet vendin”, tha ai.

Ai shprehu shqetësim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me disa opozitarë, për të shantazhuar dhe kontrolluar institucionet e drejtësisë, duke përmendur amnistinë si një rast të qartë të lirimit të zyrtarëve të korruptuar.

“Shpreha shqetësimin tim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me një pjesë të opozitës, për të shantazhuar dhe vendosur nën kontroll institucionet e drejtësisë, si SPAK. Një shembull i qartë i këtyre përpjekjeve ishte amnistia, e cila çoi në lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Shqiptarët presin që, pas 33 vitesh demokraci, ti jepet fund pandëshkueshmërisë, dhe që të korruptuarit e të inkriminuarit të përballen me drejtësinë. Me qeverisjen e Edi Ramës, kriminelët dhe trafikantët janë veshur me pushtet, duke caktuar deputetë, drejtues policie dhe figura kyçe në institucione, siç kanë treguar përgjimet e prokurorisë së posaçme dhe ato të publikuara në media”, tha ai.

Basha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.