Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rruga për në BE, Rektorët: Jo ligje korruptive, studentët po ikin

17:15 / October 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1729263862 spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universitetet janë një ndër hallkat kryesore të procesit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. ndaj edhe ektorët u ulën në tryezën e thirrur nga Kuvendi ku ishin të qartë në ç’ka kërkuan. “Mos lejoni të prodhohen ligje të korruptuara se korrupsioni do të shkojë me keq. Ne ndodhemi në dilemën të përgatisim qytetarët e mirë se qytetari individ do të vdesë. Ka ardhur koha të rishikohet ligji”, tha Gjergj Sinani rektori i Kolegjit Universitar ”Bedër”.

Për drejtuesit e universiteteve shumë burokraci ligjore po pengojnë zhivillimin e arsimit, ndër to procesin e ngadaltë të akreditimit të tyre dhe përthithjen e studentëve të huaj që janë gjithnjë e më pak. “Procesi i ndërkombëtarizimit, duhet ndërthurje e veprimtarisë arsimore brenda e jashtë vendi, burokracitë të caktuara na pengojnë. Burokraci për qëndrimin e studentëve të thueja, nevojë për një shumë parash për të garantuar qëndrimin tij, kalimin nga një zyrë tek një tjetër ai thotë më mirë po shkoj diku tjetër. Hapja e programeve të studimit në gjuhë të huaj, në një klasë ku flitet anglisht, por problemi qëndron tek procesi i akreditimit. Ecim shumë avash me akreditimin”, tha Artan Hoxha Rektor i UT.

Për Elisa Spiropalin kryetaren e Kuvendit të rinjtë duhet që të jenë më aktiv për të debatuar për çështje të ndryshme. “Thelbësore për të krijuar platforma bashkëpunimi mes universiteteve dhe kuvendit. Bashkëpunim për kërkimin shkencor. Të rinjtë të jenë aktivë për të debatuar për çështje kombëtare dhe ndërkombëtare me studentët dhe deputetet”, tha ajo.

Rektorët të shqetësuar kërkuan zgjidhje ligjore nga Kuvendi për mosinteresim e maturantëve për degët e mësuesisë. Sipas rektorit Artan Hoxha janë tentuar disa forma madje edhe duke u dhënë rrogë me pagë minimale studentëve, por sërish nuk ka pasur efikasitet teksa shumë degë të mësuesisë po shuhen.

studente universitete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.