Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Del rregullorja për zgjedhjen e drejtorëve të policisë

15:30 / October 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Fletoren Zyrtare është botuar rregullorja dhe procedurat e përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit, të zëvendës drejtorit të përgjithshëm, të drejtorit të departamentit dhe drejtorive vendore si dhe Shefave të Komisariateve. Thirrja për aplikimet duhet të shpallet në Drejtori i përgjithshëm, dhe qëndron e hapur për 7 ditë. Kandidatët duhet të paraqesin një aplikim të plotë me dokumentacionet dhe platformën e tyre, që mund të jetë deri në 15 faqe, dhe që më pas verifikohet nga një komision i posaçëm.

Pas përfundimit të afatit 7 ditor, Policia e Shtetit duhet të publikojë në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Komisioni për vlerësimin e aplikimeve për të emëruar nr.2 të policisë së shtetit dhe drejtorët e departamenteve, përbëhet nga një përfaqësues i ministrisë së brendshme, një tjetër nga policia e shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Ndërsa komisioni për të caktuar drejtorët e departamenteve dhe shefat e komisariateve përbëhet nga 3 përfaqësues të policisë së shtetit.

Vlerësimi i kandidatëve do të marrë 10 ditë kohë, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore, ndërsa komisioni më pas do listojë kandidatët që plotësojnë kriteret dhe ata që s’kualifikohen. Ashtu si në rastin e zgjedhjes së kreut të ri të uniformave blu, edhe për përzgjedhjen e vartësve të tij do të bëhet intervistë. Ata do të pyeten për aftësitë profesionale, integritetin moral, aftësitë organizative dhe drejtuese.

48 orë nga përfundimi i intervistimit, komisionit do rendisë dhe listën finale. Për funksionet zëvendës drejtor i përgjithshëm, drejtor departamenti, Ilir Proda do i propozojë ministrit 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërsa funksionet e drejtorit të drejtorisë vendore dhe shefit të komisariatit janë kompetencë e kryepolicit Proda, i cili do të zgjedhë mes 3 emrave më të kuotuar, për secilin dikaster.

drejtorët Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.