Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB: Të gjitha vendet kanë përgjegjësi t’i japin fund pranisë së paligjshme të Izraelit në Palestinë

16:57 / October 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OKB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetime i OKB-së, i cili heton krimet e kryera në territoret e pushtuara palestineze, tha se të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare përfshirë OKB-në, kanë përgjegjësi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare që t’i japin fund pranisë së paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze.

Komisioni njoftoi me shkrim “dokumentin e pozicionit ligjor” në lidhje me praninë e paligjshme të Izraelit në territorin palestinez.

“Të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, kanë detyrimin në përputhje me ligjin ndërkombëtar që t’i japin fund pranisë së paligjshme të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pasojat juridike që rrjedhin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është opinion autoritar dhe i qartë që tregon se prania e Izraelit atje është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Presidentja e Komisionit, Navi Pillay, pikëpamjet e të cilës u përfshinë në deklaratë, tha se Komisioni gjithmonë ka deklaruar se arsyeja kryesore për konfliktin e gjatë dhe ciklet e dhunës është “pushtimi i Izraelit”.

“Komisioni arriti në përfundimin se pushtimi është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në raportin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2022. Komisioni përshëndeti opinionin këshillimor historik të gjykatës më të lartë në sistemin e OKB-së”, potencoi ajo.

– “Një vend nuk duhet ta njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit”

Pillay tha se vendet e tjera si dhe Izraeli kanë përgjegjësi për veprimet e Izraelit në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Të gjitha shtetet janë të detyruara të mos njohin pretendimet territoriale ose sovrane të Izraelit mbi tokat e pushtuara. Vendet duhet të bëjnë dallimin mes Izraelit dhe territoreve të pushtuara palestineze. Për shembull, një vend nuk duhet të njohë Kudsin si kryeqytet të Izraelit ose nuk do të zhvendos në Kuds përfaqësuesit e tij diplomatikë në Izrael”, tha ajo.

Pillay vuri në dukje se vendet nuk duhet të mbështesin pushtimin e vazhdueshëm të tokave palestineze nga Izraeli. 

izraeli okb Palestina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.