Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Denaj në Vlorë: 1.5 miliard lekë për fermerët

18:33 / October 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anila Denaj scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj së bashku me të deleguarin e qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, kryetarët e bashkive të Vlorës dhe Selenicës, Ermal Dredha dhe Nertil Bellaj, prezantoi sot Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi, për fermerët e qarkut të Vlorës. Denaj theksoi se aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi janë hapur që prej 30 shtatorit. Kjo nismë e qeverisë shqiptare synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e këtij sektori.

”Kemi mundësuar një fond prej 1.5 mld lekësh në formën e një granti prej 50% për investimet kryesore në veçanti në ndërtimin e serrave diellore, rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve”, tha Denaj.

Të gjithë fermerët, të cilët kanë një NIPT fermeri, shoqëritë tregtare të angazhuara në këtë sektor dhe shoqëritë e bashkimit bujqësor, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë, e cila do të jetë e hapur deri më 8 nëntor. Ndërkohë, pikat agro janë në dispozicion për të dhënë të gjitha shpjegimet e duhura për të gjithë pyetjet e fermerëve, për t’ju mundësuar një proces të lehtë dhe të suksesshëm.

“Është një Skemë Kombëtare, që vijon skemën e fillimit të vitit, të subvencioneve të drejtpërdrejta dhe kështu kompleton një cikël të mbështetjes financiare, që Qeveria Shqiptare ka dhënë dhe jep për një sektor shumë të rëndësishëm, i cili jo vetëm angazhon një numër të konsiderueshëm punonjësish, por mbi të gjitha është një motor i zhvillimit të ekonomisë tuaj familjare, ekonomisë së përgjithshme shqiptare dhe na bën krenar sot në 80 tregje elitare”,-u shpreh Denaj në përmbyllje të fjalës së saj.

Anila Denaj fermerë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.