Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço diskutoi sonte arrestimin e Ilir Metës.
Karamuço tha se ai e dinte arrestimin e Metës pasi sipas tij zyrtarja e SHBA-së e kishte nënkuptuar disa ditë më parë se arrestime të rëndësishme do ndodhnin, ndaj SPAK duhet të ketë mbështetje.
“Unë e kam nuhatur që javën e kaluar me vizitën e zyrtares së SHBA-së, ku në përfundim të takimit me Z.Dumanin ajo tha se duhet ta mbështesim fort SPAK-un për veprimet që po ndërmerr. Më vajti mendja që bëhet fjalë për një arrestim kaq të madh dhe në radhën e personave që kishte përfunduar hetimi dhe ishin bërë gati masat për tu vendosur tek Ilir Meta.
Për hetimet e gjata të cilat konkludonin të mbaronin në fund të qershorit, SPAK-u është treguar i duruar ku priti dhe personat e tjerë nga Amerika që deponuan dhe në shtator bëri të gjitha përfundimet e mbledhura. Më 9 tetor është hartuar kërkesa për vendosjen e masave që Gjykata të dilte me 20 tetor për të miratuar vendimet dhe masat e marra,” –tha eksperti Karamuço.