Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Inside Story/ A u cënuan proçedurat gjatë shoqërimit të Metës?

21:50 / October 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta e gjeti veten në pranga, pas disa vitesh nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Akuza të cilat kanë shoqëruar të gjithë rrugëtimin e tij politik. Këtë herë është ndryshe! Nuk janë dyshime të hedhura në formë akuzash politike, por dosje e mirëfilltë penale e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta, u ndoq nga forcat operacionale për disa kilometra, për tu ndalur në mes të rrugës shumë pranë kthesës së Kamzës. Një arrestim që për nga mënyra e ekzekutimit, ngjante me aksionet për prangosjen e personave me rrezikshmëri.

“Mënyra se si u ndalua një ish-kryeministër i vendit, një ish-president dhe një ish-kryetar Parlamenti, ish-ministër i jashtëm, apo një figurë publike si Ilir Meta është një mënyrë e paligjshme, por dhe e padinjitetshme”, u shpreh avokati, Artan Manushaqe.

Të vendosur nën presionin e dekonspirimit të operacioneve ata kanë vlerësuar që këtë ndërhyrje ta realizojnë duke zgjedhur një nga teknikat e tyre se si ndalohen subjektet, në këtë rast subjekti ishte Ilir Meta, duke përfituar nga trafiku, duke përdorur një automjet civil për ndërprerjen e qarkullimit dhe duke nxjerrë prej andej nga mjetet e policisë me targa, por jo targa policie, por sidomos ata ishin të veshur me jelekë që ishin të identifikuar si pjesë e policisë së shtetit”, u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

Ndoshta, ky lloj aksioni mbarte mesazh dhe ish presidenti bëri rezistencë, duke pretenduar se efektivët me maska mund të ishin grabitës apo vrasës.

“Punonjësit e Policisë duhet të kishin badge, apo mjete identifikimi, qoftë te makina, qoftë te veshjet e tyre për të mos krijuar dhe konflikt sepse ka ndodhur që ka patur dhe grabitje me maskë, apo situata të tjera”, u shpreh avokati, Artan Manushaqe.

‘Forcat operacionale nuk veprojnë dhe nuk arrestojnë me agjentë të cilët identifikohet sepse ky është protokolli’, u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

‘Nuk kishte rrezikshmëri për t’u larguar nga vendi, apo të shfaqte elementë të tjerë të rrezikshmërisë shoqërore për të cilën policia e shtetit duhet të sillej në atë formë. Fat i madh që nuk ka qenë shoqëruesi i Gardës, pasi mund të krijohej një përplasje me armë’, u shpreh Anila Hoxha, gazetare.

cenuan Inside Story procedurat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 12 protestues, procedohen 15 të tjerë

11:24 / September 15, 2026

Dosja “Revanshi”, GJKKO jep vendimin për 7 të pandehurit, mes tyre Durim Bami

10:08 / September 15, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Fishek dhe një letër kërcënuese/ Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

12:59 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.