Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Izraeli godet qytetin historik të Libanit

22:05 / October 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sulmi i izraelit 1024x57611 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tel Avivi ka kryer të paktën katër sulme ajrore në qytetin port historik libanez të Tirit. Ushtria izraelite më herët paralajmëroi civilët të largoheshin, duke thënë se do të vepronte me forcë kundër grupit të armatosur Hezbollah në këtë zonë.

Mijëra banorë ishin larguar tashmë nga qyteti në javët e fundit për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.

Mediat libaneze raportojnë se avionët izraelitë kryen sulme të shumta në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, jug të Libanit dhe Luginën Bekaa të gjitha zonat ku vepron Hezbollahu.

Megjithatë, grupi Hezbollah tha se luftëtarët e tij kishin lëshuar breshëri raketash në Izrael, duke përfshirë një në mëngjes që synonte bazën e inteligjencës Gilot, e cila ndodhet në veri të qytetit qendror të Tel Avivit.

Sirenat e alarmit të raketave u dëgjuan në Tel Aviv, duke bërë që zyrtarët e lartë amerikanë që udhëtonin me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të transferoheshin në një dhomë të sigurt në hotelin e tyre.

Ky i fundit la Tel Avin dhe zbarkoi në Riad ku u prit nga zyrtarët sauditë dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite, Michael Ratney.

Ai zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm Princin Faisal bin Farhan. Ata diskutuan nevojën urgjente për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit. Blinken u takua gjithashtu  edhe me princin e kurorës Mohammed bin Salman.

Përpjekje diplomatike ka patur edhe nga Gjermania. Ministrja e Jashtme e  Gjermanisë mbërriti në Liban  ku u shpreh se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër sulmeve të Hezbollahut, por furnizimi i tij me armë kishte paraqitur një dilemë për Berlinin.

Është përgjegjësi e Gjermanisë të mbështesë Izraelin në mbrojtjen e tij kundër sulmeve të tilla. Por është gjithashtu përgjegjësi e Gjermanisë që të mbrojë ligjin ndërkombëtar humanitar.

Ajo paralajmëroi se konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të çojë në destabilizimin e plotë të Libanit, me pasoja të rrezikshme për të gjithë Lindjen e Mesme.

godet izraeli Libani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.