Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Shkencëtarët rikthejnë në jetë trurin e derrit të ngordhur

20:25 / October 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
derri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët kinezë kanë arritur të “ringjallin” trurin  e një derri pas një ore që ia kishin hequr nga trupi.

Shkencëtarët e Guangdong Provincial International Cooperation Base of Science and Technology rikthyen valët e trurit që “mendohet se përfaqësojnë veprimin e ndërgjegshëm” në trurin e një derri të ngordhur duke përdorur një teknikë të re.

Ata lidhën një mëlçi të shëndetshme me aparaturat që mbajnë trurin gjallë. Mendohet se mëlçia prodhon molekula energjie rezervë që mbrojnë trurin nga dëmtimi.

Metoda deri më tani është përdorur te derrat, por ntë ardhmen e afërt mund të përdoret te njerëzit. Shkencëtarët thonë se pacientët që pësojnë atak në zemër mund të kurohen duke u lidhur me mëlçinë e derrave të modifikuar gjenetikisht.

Kur trupi pëson arrest kardiak dhe zemra nuk rreh, një nga dëmtimet kryesore është humbja e oksigjenit dhe energjisë te organet. Në mungesë të qarkullimit të gjakut, qelizat që përbëjnë indet e rëndësishme nisin të vdesin.

Ky proces që quhet ishemi mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në tru brenda pak minutash duke çuar në ndërlikime shëndetësore apo vdekje.

Duke parë të dhënat e pacientëve me arrest kardiak, shkencëtarët vunë re diçka. Pacientët që kalonin ishemi të mëlçisë kalonin në dëmtim më të rëndë neurologjik, qëndronin më gjatë në reanimacion dhe numri i vdekshmërisë ishte më i lartë. Ata me mëlçi të shëndetshme jetonin më gjatë dhe kishin më pak pasoja.

Nga kjo, shkencëtarët menduan se mund të kishte një lidhje mes funksionit të mëlçisë dhe reagimit të trurit ndaj arrestit kardiak. Për ta testuar, ata induktuan ishemi artificiale në 17 derra të rritur në  laborator.

Njërit grup iu lejua qarkullimi i gjakut vetëm në tru, tjetrit iu ndërpre në mëlçi ndërsa grupi i tretë shërbeu për monitorim. Kur trutë e derrave u hoqën, u vu re se ata që s’kishin kaluar ishemi të mëlçisë, kishin më pak dëmtime në tru. Kështu ata krijuan një aparaturë me një zemër dhe mushkëri artificiale që pompon gjak të oksigjenuar në tru.

Kështu truri i pacientit mund të mbetet i gjallë derisa zemra e pacientit të rikthehet në gjendjen normale. Në sistemin pa mëlçi, aktiviteti në tru u rikthye për gjysmë ore dhe zgjati për 3-4 orë. Në sistemin me mëlçi, truri u rikthye pas një ore por zgjati për 6 orë çka ishte edhe e gjithë koha e caktuar për monitorim.

Edhe pse heqja e trurit s’do të funksiononte për njerëzit, shkencëtarët thonë se këto zbulime mund të ndihmojnë për të shpëtuar jetë. Duke ndërlidhur një mëlçi të shëndetshme, mjekët mund të zgjerojnë hapësirën për të kthyer në jetë një pacient.

derrit shkencetaret truri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

19:59 / December 29, 2025

Mashtrimet e inteligjencës artificiale me zërin tuaj, si mund ta përdorin kriminelët numrin tuaj të celularit

20:25 / December 8, 2025

Mjediset konfliktuale ndryshojnë trurin e fëmijëve

11:16 / November 15, 2025

Pse çokollata po bëhet e shtrenjtë dhe si mundet shkencëtarët t’i ndalin rritjen e çmimeve

22:00 / October 31, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.