Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Përplasje FSHF-Tirana për ditën e ndeshjes, tifozët kundër të gjithëve

19:29 / October 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E mërkura në mbrëmje mes FSHF-së dhe KF Tiranës ka qenë e nderë. Në pak orë është vendosur dita dhe orari i sfidës mes Laçit dhe bardhebluve. Gjithsesi, në prapavijë ka pasur përplasje të forta mes zyrtarëve të të dyja palëve. Në fillim është vendosur që ndeshja të luhej të premten, por FSHF e shtyu takimin me 24 orë.

Tirana nga ana e saj është rebeluar dhe ka kërkuar të luhej ditën e premte, duke i bërë me dije institucionit të futbollit se nëse ndeshja spostohet të shtunën nuk do ta luajë fare. Nga ana tjetër, sektori i garave i ka bërë me dije Tiranës, që nëse nuk paraqitet të shtunën në ndeshje duhet të mbajë pasojat dhe do të ndëshkohet rëndë. Pas kërcënimit, bardheblutë janë ulur dhe sot paradite kanë zyrtarizuar takimin.

TIFOZËT – Si të mos mjaftonte momenti jo fortë pozitiv i rezultateve, Tirana është e detyruar të shtegtojë sa në një cep në tjetrin, për t’i luajtur ndeshjet si skuadër pritëse.

Për këtë fakt, grupimi “Tirona Fanatics” ka reaguar shumë ashpër. “Turpi i radhës vazhdon. Nuk mundet, që klubi më i titulluar në Shqipëri edhe identiteti i kryeqytetit të luajë sa nga një cep në cepin tjetër vetëm se F$HF ruan me idiotizëm “barin” e stadiumit kur bëhet fjalë për futboll. E për tallavatë e koncertet e turpit nuk ka kurrë kufizim, a thua se kemi të bëjmë me një sallë eventesh që merret me qira e jo me një stadium futbolli të ngritur për futbollin.

Gjendja me stadiumin “Selman Stërmasi” është akoma më e turpshme ku ambienti është kthyer tërësisht në një sallë dasmash e ku ping-pongu i përgjegjësisë që luhet midis përgjegjësve, tregon dhe njëherë amatorizmin e thellë ku është zhytur klubi ynë tashmë prej vitesh e urrejtjen e F$HF që luan pjesën e vet të pafytyrësisë kudo ku ka mundësi. Durimi ka një kufi dhe kjo gjendje turpi nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.

Ne do të jemi aty, kudo për Tiranën, si, kur luajmë në kryeqytet ashtu dhe kur luajmë në Gjeorgjinë e largët, më shumë se për të parë estradën tuaj amatore e të shitur për t’ju treguar si gjithmonë se kurrë nuk mund të luani me të”, shkruanin “Fanatics”, të cilët nuk kanë kursyer edhe presidencën e klubit duke e etiketuar të skaduar.

laci perplasje tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

08:32 / July 7, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.