Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shenjat që tregojnë se jeni në një mjedis pune mbytës

20:42 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjithkujt mund t’i ketë ndodhur që në një periudhë të caktuar të karrierës ta gjejë veten në një mjedis pune të trishtë dhe që i shkakton ankth e stres. Megjithatë, ka një ndryshim të madh mes një dite, apo jave të keqe dhe një mjedisi afatgjatë toksik në punë.

Por si ta kuptosh që je në një ambient mbytës në punë? Një grup sociologësh dhe psikologësh britanikë kanë renditur pesë shenja, që jo domosdoshmërisht provojnë këtë.

Së pari. Ndjeheni të viktimizuar, ku për çdo gjë që shkon keq fajësoheni ju. Ju qortojnë, por nuk ju japin përgjigjen sesi mund korrigjohet situata. Nuk ka një drejtim të qartë dhe e shihni veten duke kryer edhe detyrat që u përkasin të tjerëve.

Së dyti. Mungon komunikimi. Mbledhjet ju duken të çorganizuara, ka mungesë përqendrimi dhe pasiguria se çfarë po ndodh në orarin tënd të punës është ndjesia e përgjithshme. Ndjeheni vazhdimisht të lënë jashtë procesit të vendimmarrjes dhe eprorët e tu nuk të dëgjojnë asnjëherë.

Së treti. Keni një ndjesi të vazhdueshme frike kur mendoni se po shkoni në punë. Ky është efekti i një mjedisi toksik në punë, që reflektohet tek të gjithë punonjësit.

Së katërti. Për shkak të mungesës së organizimit, e gjeni veten duke punuar me orar të zgjatur, por pavarësisht kësaj je i neglizhuar, nuk të dëgjojnë dhe të nënvlerësojnë.

Së pesti. Nuk ka kufi dhe as respekt për jetën tënde personale dhe eprori juaj mund t’ju telefonojë dhe t’u kërkojë që të dilni në punë edhe ditën tuaj të pushimit, apo të ktheheni nga leja vjetore para kohe.

shenjat tregojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.