KAKAVIJË– Një 55 vjeçare, që po udhëtonte drejt Greqisë, është proceduar penalisht në pikën kufitare të Kakavijës pasi nuk deklaroi shumën prej 11 800 eurosh që mbante me vete. Gjithashtu 55 vjeçarja përballet me akuzën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Po ashtu shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja. Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.