TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar për vjedhje, ndërsa katër të tjerët për veprat pena si: drejtim i motomjetin pa leje drejtimi dhe drejtim i automjetin në gjendje të dehu. Gjithashtu një tjetër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. T., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet së bashku me një shumë parash, punëdhënësit të tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: A. S., 53 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
I. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P. Gj. Gjatë përplasjes se dy mjeteve, mjeti tip “Audi” është spostuar në trotuar, ku ka aksidentuar biçiklisten shtetasen I. T., 33 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; E. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; E. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.