Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pështati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet 35 vjeçari në Elbasan

11:34 / October 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1729932813xelbasan 1 770x427 893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe nëntë persona që ndodheshin në lokal duke organizuar lojëra fati. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde dhe shuma parash lekë, euro dhe paund. 

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, angazhim maksimal për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar “Texas Poker “. Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Gjithashtu, vihen në pranga 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, suma parash (lekë, euro dhe paund), të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: B. S., 35 vjeç, banues në Elbasan (administrator i lokalit) për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; P. O., F. Q., K. I., R. P., P. S., E. D., dhe I. R., për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”; Ç. Xh., dhe A. B., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal që e kishte marrë me qira shtetasi B. S., në fshatin Labinot fushë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash në lekë, euro dhe paund të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Arrestim Elbasan lojera fati Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.