Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka votuar për zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris në garën e saj kundër republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, me gati një javë para ditës së votimit, raporton CNN.
Presidenti, i cili ka hequr dorë në korrik nga kandidatura e tij për rizgjedhje, është shfaqur në një qendër votimi në shtetin e tij të lindjes, Delaëare. Ai është parë duke pritur për 40 minuta në një radhë që shtrihej jashtë qendrës së votimit.
I pyetur pasi ka votuar nëse momenti ishte i hidhur për të – supozohej të ishte emri i Bidenit në fletëvotim vetëm disa muaj më parë – presidenti është përgjigjur se ishte “thjesht e këndshme”.
Ai e ka përsëritur besimin se zëvendëspresidentja Kamala Harris do t’i fitojë zgjedhjet.
Bideni është pyetur gjithashtu nga gazetarët për dhënien e parave nga Elon Musk, me vlerë prej 1 milion dollarësh, të cilën e ka përshkruar si “krejtësisht të papërshtatshme”.