Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Beleri flet për Ramën dhe protestën: Unë votova sot rezolutën

20:06 / October 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1730206164 BELERIGODITETMEVEZE18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I rikthyer në Shqipëri si eurodeputet, Fredi Beleri sulmon kryeministrin Rama, teksa flet edhe për takimin e munguar në Tiranë. Sipas tij takimi me kreun e qeverisë shqiptare ishte në agjendë, por thotë se nuk e di dhe nuk ka rëndësi pse nuk u realizua.

”Ishte në agjendë, para dy-tre ditësh. Dje nuk u bë takimi, por nuk e di dhe nuk ka rëndësi se puna që duhet të bënte delegacioni në BE u krye. Unë kam takuar miqtë e mi. Kam bërë takime informale”, tha ai për A2 CNN. Sikurse kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe Fredi Beleri i cilëson sulmet me vezë dhe kos ndaj tij si reagime me skenar dhe regji dhe thotë se nuk i priste. ”Nuk i prisja këto reagime. Nuk ishin rastësore, kishin një skenar e regji. Regjisori i bën dëm Shqipërisë. Unë nuk kam pësuar gjë. Unë kam ndenjur 16 muaj në qeli dhe nuk kam frikë nga një vezë e kos. Dhe ai që u frymëzua nuk bëri mirë”, u shpreh Beleri.

I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë, Beleri thekson se ato nuk janë në nivelin më të mirë teksa shprehu gatishmërinë për rregullimin e tyre nëse i kërkohet. ”Nuk besoj se janë në nivelin e duhur. Janë përmirësuar nga periudha që unë isha në burg, por besoj se ka shumë për të dëshiruar dhe duhet sa më shpejt të rregullohen”. Për punimet e komitetit të stabilizim asocimit Shqipëri-BE të cilat u përmbyllën pa rezolutë të përbashkët për shkak të opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi, eurodeputeti Beleri deklaroi votën e tij pro dhe shprehu dëshirën për integrimin e Shqipërisë në BE, teksa justifikoi opozitën për votën kundër.

”Unë votova sot rezolutën, unë isha pjesë e Partisë Popullore dhe vota ime ishte pro rezolutës së PE. Unë jam shtetas shqiptar e grek kam dëshirë që Shqipëria të integrohet në BE. Kam shtëpinë dhe biznesin në Himarë. Vendi i Shqipërisë është në BE. Këto dy ditë të gjithë palët shprehën dëshirën për emigrimin e Shqipërisë në BE. Problemet dihen. Opozita është përjashtuar nga parlamenti dhe gjeti një mënyrë për të reaguar”.

Fredi Beleri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.