Mot kryesisht i kthjellët dominon në ultësirën perëndimore por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore dhe kryesisht në verilindje dhe veri, të cilat do të gjenerojnë shira të dobët.
Edhe pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta për jugun dhe qendrën, ndërsa zonat veriore priten sërish shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7 deri në 25 gradë Celsius.
