Gjiko dhe Elita Rudi janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Prej 21 shkurtit ata janë bërë prindër të vogëlushit që e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Zëri.
Së fundmi të dy kanë postuar foto të djalit, që sot bën tre muajsh. “Zëri i urt vetëm kur flen se osht super energjik si energjiko”, shkruan Elita teksa poston foton e vogëlushit duke fjetur.
Ndërsa Gjiko në Instastory shkruan thjesht fjalën e bukur: “Dashuri”, duke na treguar Zërin që sapo është ngritur nga gjumi. Ne mendojmë se i ngjan Elitës, po ju?