Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ta djegim Tiranën njësoj siç digjet Parisi, Athina, Berlini

18:14 / October 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1724772195 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Ka disa ndryshime esenciale në referencat e mos bindjes civile në Europë me Shqipërinë. Ata që krahasojnë djegien e Athinës apo Parisit me Tiranën ose nuk e kanë idenë çfarë ndodh ose mashtrojnë. Ata që thonë bllokohen rrugët e Berlinit njësoj si Kamza apo Kavaja gabojnë rëndë. Pa u zgjatur po sqarojmë ndryshimet thelbësore.

1-Rrugët e Berlinit apo Parisit bllokohen me traktorë nga traktoristët dhe jo nga deputetët e opozitës.

2-Rrugët e Berlinit, Parisit apo Athinës digjen me molotov nga lëvizje radikale jashtë parlamentare dhe jo nga deputetët apo partitë parlamentare. “Agimi i Artë” përdundoi në burg nga radikalizmi.

3-Protestuesit në Berlin qofshin dhe nga parti opozitare nuk mbajnë në bulza apo në postera fotot me portretin ish-kancelarit Kohl apo Ish-Kancelarit Shrëder njeri i akuzuar për korrupsion dhe tjetri i paguar nga Moska. Ata i kanë brakatisur dhe ata i përkasin arkivave të drejtësisë gjermane.

4-Rrugët e Athinës, Parisit apo Berlinit bllokohen kur është orari zyrtar që ti dëgjoj qeveria dhe jo si në Tiranë ku PD proteston vetëm kur është mbyllur ora e punës, janë mbyllur zyrat dhe qeveritarët janë në shtëpi.

5-Mos bindja civile në Europë bëhet nga populli dhe jo nga partia. Rrugët dhe sheheshet bllokohen dhe digjen në Athinë, Paris dhe Berlin nga qytetarë civil dhe jo 100% me antarë partie apo deputet.

6-Deputetët e opozitës në Berlin lëvizin me biçikleta, autobus apo me tren dhe jo me Range Rover apo makina luksoze.

7-Parisi nuk digjet për shkak se Sarkozi është dënuar me burg për korrupsion dhe antarët e partisë nuk hedhin molotov që të lirohet ish-udhëheqësi tyre i korruptuar.

Ndërkohë çdo bllokim dhe djegie në Paris, Athinë, Berlin apo Bruksel që bëhet pa u marrë leje nga policia, përballet me dorën e hekurt dhe forcën e ligjit duke dënuar me disa vite burg autorët apo organizatorët të cilët rrihen barbarisht nga policia në praninë e mediave. Shkoni dhe shikoni një protestë në Gjermani dhe Francë dhe do numëroni 1000 protestues dhe 2000 policë me autoblinda.

Ndoshta do thoni ju: Në Shqipëri s’ka dialog dhe nuk ka demokraci. Jo gaboheni opozita shqiptare e gjeti dialogun me socialistët për të mbyllur “listat e deputetve” sepse aty fusin emrat e tyre në lista, ndërsa dje nuk e gjetën dialogun me mazhorancën sepse s’duhej hapur rruga e Shqipërisë dhe e shqiptarve në BE. Dialogun PD-PS e gjejnë vetëm për bythën e tyre, jo për jetën e shqiptarve.

athina Berlini Kreshnik Spahiu parisi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.