Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INSTAT publikon rezultatet finale të Censit

21:18 / October 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Statistikave publikon rezultatet përfundimtare të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 në nivel Qarku dhe Bashkie. Gjatë një interviste drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se këto rezultate sjellin të dhëna më të detajuara mbi strukturën demografike dhe karakteristikat socio-ekonomike të vendit tonë.

Popullsia e Shqipërisë sipas Censit të 2023, rezulton se është 2 milionë e 402 mijë banorë. Por veç reduktimit, popullsia në vendin tonë po plaket me ritme të shpetja. Të dhënat e Censit tregojnë se mosha mesatare e popullsisë ka arritur në 42.5 vjeç duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Përqëndrimi i popullsisë është veçanërisht në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Një e treta e popullsisë shqiptare, 31.6% banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758 513 banorë, nga 26.8% që jetonin në 2011. Këtu është përqendruar dhe mosha më aktive e popullsisë. Sepse rezulton se 403 022 banorë janë të moshës 15-64 vjeç.

Bashkia e Tiranës në vetvete në këto 12 vite është rritur me vetëm 40 mijë banorë, pasi ka 598 176 banorë. Në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave të cilat përbëjnë rreth 52% të popullsisë, pasi janë 310 mijë femra, ndërsa 288 mijë janë meshkuj.

Me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023 në të gjitha qarqet. Shkodra ka reduktim të popullsisë me  28,3 % duke sjellë një ulje të popullsisë së qarkut në 154 mijë. Më pas renditet qarku Kukës me një reduktim të popullsisë me 27,3%, duke u renditur pas Gjirokastrës, me numrin më të vogël të popullsisë prej 61 mijë banorësh. Tkurrje kanë pësuar edhe njësitë-familje, madhësia mesatare është 3.2 anëtarë, pra familja të përbëra kryesisht nga prindërit dhe një fëmijë. Në total janë 755.950 njësi ekonomike familjare.

finale Instat Rezultatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.