Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Oferta turistike e Delvinës, qyteti që është 17 km larg Sarandës

19:40 / November 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Delvinë është një prej bashkive më të vogla të vendit me vetëm 6.166 banorë sipas censusit të realizuar një vit më parë.

E vendosur midis dy prej qendrave kryesore të turizmit në vend, Sarandës dhe Gjirokastrës, Delvina përpiqet të përfitojë nga fluksi i turistëve në këto qytete për të rritur ekonominë e saj. Kryetari i bashkisë së Delvinës Besmir Veli, në emisionin “Vendi Im” tregon se Delvina ka çfarë të ofrojë veçanërisht për ata turistë qe i tërheq historia.

“Vendi më unik që kemi është xhamia e Gjin Aleksit. Është një vend ku ne kemi të ndërthurura të treja fetë; atë islame, ortodokse dhe bektashizmin. Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine. Delvina ka manastirin e Kamenos që është një manastir shumë i vjetër. Kemi lagjen e vjetër që është si një Gjirokastër e vogël se janë këto shtëpitë me çati guri,” rrëfen pikat kryesore turistike të Delvinës, kryebashkiaku Besmir Veli.

 Delvina ndodhet vetëm 17 km larg Sarandës dhe kostoja e qëndrimit në këtë qytet është shumë më e lirë se qyteti fqinj. Një avantazh që kryebashkiaku Veli shpreson që do të tërheqë më shumë turistë.

“Në Delvinë ha më lirë dhe fle më lirë. Eja në Delvinë dhe kurse paratë e tua!

– A ka funksionuar deri tani kjo?

– Kryesisht të huajt, se ata janë që hyjnë në googlë dhe rrjete sociale dhe shohin që çmimet në Delvinë janë shumë herë më të lira se Saranda,” thekson kryetari i bashkisë Besmir Veli.

Përtej turizmit, si në shumicën e bashkive të vendit, sfidat për Delvinën janë sigurimi i ujit të pishëm dhe rrugët. Ndërsa shtrimi i rrugëve do të mbetet sfidë edhe për të ardhmen, bashkia ka nisur një projekt për t’i garantuar qytetit të Delvinës ujë të pishëm 24 orë në ditë.

delvines oferta turistike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.