Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Holanda pret raportin e KE për integrimin”, Ruçi takohet me homologen holandeze

13:56 / May 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
201905211328324e9d0040 2a02 4200 8304 f18d9262eaac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht votimit të Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, gjatë vizitës së tij në Holandë, kryeparlamentari Ruçi mori mbështetjen e këtij shteti për integrimin e vendit.

I shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Rudina Hajdari, Ruçi u takua me homologen e tij Khadija Arib, të cilën e informoi mbi arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi, të cilën Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si kryereforma e procesve integruese, dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Kryetarja e Parlamenti të Holandës, znj. Khadija Arib, vuri në dukje se Holanda dhe Shqipëria kanë marrëdhënie bashkëpunimi të konkretizuara në vizita të parlamentarëve holandezë në Shqipëri dhe parlamentarëve shqiptarë në Holandë. Ajo vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nënvizoi në mënyrë të veçantë arritjet në fushën e sundimit të ligjit.

“Holanda kërkon standarte të larta, vuri në dukje Kryetarja e Parlamentit Arib, sepse ato na çojnë përpara. Rritja e standarteve është e lidhur ngushtë edhe me interesat e Holandës për të shtuar investimet në Shqipëri. Shkëmbimet mes parlamentarëve kanë qenë intensive dhe ato do të shtohën në të ardhme”,- u shpreh znj. Arib.

Në lidhje me hapjen e negociatave, Kryetarja Arib vuri në dukje se Parlamenti i Holandës pret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian si edhe të raporterëve të Komisionit parlamentar për Evropën, të cilët ishin për vizitë në Shqipëri në fillim të majit.

Gjatë takimit me zëvëndësministrin për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Thijs van der Plas, Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe z. Balla e znj. Hajdari informuan në detaje mbi arritjet e Shqipërisë në prioritetet kyçe, sidomos në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ata folën për domosdoshmërinë e rrugës europianëe të Shqiërisë, rolin stabilizues dhe rolin kontribues për paqen nërajon e më gjerë. Zyrtari i lartë vuri në dukje se: “Qeveria holandeze është plotësisht e përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së, si një obligim moral, nevojë historike dhe në dobi të interesave të vetë BE-së. Përsa i përket Shqipërisë, theksoi ai, kam parë me sytë e mi progresin e jashtëzakonshëm dhe arritjet tuaja, sidomos në reformën në drejtësi, për të cilën kontribojnë edhe ekspertët holandezë. Holanda pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian dhe shpreson në një qëndrim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.