Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pjesa për shëndetësinë me ulje në raport me shpenzimet totale

11:49 / November 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shendetesi new 5 753x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja të shumta për shërbime nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme.

Këtë vit (2024) buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021 shpenzimet për shëndetësinë zinin 10.7 % të shpenzimeve totale.

Në vitin 2025 shpenzimet totale nga buxheti do të rriten me 6.7 % ndërsa shpenzimet për shëndetësinë me 3.6 %.

Për disa funksione të tjera rritja e shpenzimeve është dy herë më shumë se rritja e shpenzimeve të përgjithshme. Psh buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës është projektuar të jetë 15 për qind më i lartë në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024, teksa totali i shpenzimeve buxhetore rritet me 6.7% me 2025.

Sakaq, pavijonet në qendrat spitalore të vendit aktualisht trajtojnë më së shumti simptomat e lehta të gripit dhe temperaturës, teksa qindra mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje autoimune dhe neoplazmat orientohen të kurohen jashtë vendit.

Mungesa e medikamenteve dhe e pajisjeve diagnostikuese bën që hallkat e shëndetësisë në sektorin publik të mos funksionojnë.

Sistemi shëndetësor publik nuk po përmbush kërkesat e popullsisë sidomos me medikamente. Mjeket orientojnë pacientët me sëmundje të rralla të ikin jashtë pasi këtu ende nuk bëhen analiza dhe detajuara dhe medikamentet për këto sëmundje nuk rimbursohen. Psh shumë diagnoza të sëmundjeve autoimune dhe neoplazmat tani mjekohen me terapi inovative dhe imunotepari, të cilat nuk janë skemat e rimbursimit. Medikamente për sëmundje të tjera të rralla edhe kur janë në rimbursim mungojnë duke lënë shpesh edhe fëmijë pa kurë.

Miliona euro dalin jashtë vendit për trajtuar sëmundjet e rralla duke i kushtuar ekonomisë dhe mbi të gjitha shëndetit të popullatës. Prej 10 vitesh fondet në shëndetësi po orientohen shpesh në investime jo-eficiente, teksa rimbursimi i barnave mbetet në vendnumëro dhe investimet në pajisje mbeten të pakta. Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që indentifikon sëmundjet në faza fillestare, teksa edhe Qendra Universitare e Prishtinës në Kosovë e ka një tillë. Për këtë shërbim të tillë shqiptarët zgjedhin të ikin jashtë në një kohë që kostot e tij janë tërësisht të mundshme për mundësitë financiare që shteti shqiptar ka sot./Monitor

Ministria e Financa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.