Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa ka komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA ku garojnë përballë njëri tjetrit ish-presidenti Donald Trump dhe zëvendës presidentja aktuale Kamala Harris.
Sipas tij në këto zgjedhje sondazhet nuk bëjnë punë, ndërsa sipas ekspertizës së atyre që bëjnë analizën historike të votimit në SHBA, Beqa tha se ish-presidenti Donald Trump ka një avantazh të lehtë.
“Ajo që ne mund t’i referohemi janë ekspertizat e ekspertëve të cilët bëjnë analizën historike të trendit të votës në shtetet përkatëse. Ka njësi të vogla administrative, janë rreth 560 të tilla në SHBA të cilat historikisht tregojnë se nga do të anojnë zgjedhjet. Në analizën që u është bërë këtyre ka një avantazh të lehtë të zotit Trump. Kjo mund ti japë edhe fitoren ish presidentit Trump. Këto janë shumica e tyre të vendosur në Pensilvani. Mesa duket në këto zgjedhje Pensilvania do të përcaktojë se ku do të shkojë”,-tha Beqa.