Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump fiton, pritshmëritë nga mandati i dytë si President i SHBA-së

17:23 / November 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republikani Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një rikthim të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump. Ish Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë. Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.

Por si do të jetë mandati i dytë i Presidentit Trump, duke patur parasysh presidencën e kaluar dhe premtimet gjatë kësaj fushate. Emigracioni ka një përparësi të madhe për zotin Trump dhe politikat e tij kufizuese janë të lidhura me pikëpamjet e tij nacionaliste “Amerika e para”. Shtatë ditë pasi mori presidencën në vitin 2017, zoti Trump vuri një kufizim 90 ditor, që ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane. “Po vendosim masa të reja verifikimi për të mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara terroristët islamikë radikalë. Nuk i duam këtu”.

Gjatë fushatës presidenciale të këtij viti, zoti Trump foli me forcë për atë që ai e quan “pushtim nga emigrantët”, duke e bërë sigurinë kufitare një çështje kyçe elektorale. Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai u shpreh se çfarë do t’i thoshte presidentes së re të Meksikës. “Do ta informoj atë se nëse nuk e ndalon valën e kriminelëve dhe drogës që futet në vendin tonë, do të vendos menjëherë një tarifë 25% për gjithçka që dërgojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha republikani Trump.

Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump vuri tarifa ndaj importeve kineze dhe duket se nuk ka gjasa të ndryshojë taktikat. “Ata na kanë dëmtuar, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe pastaj eksportojnë në Shtetet e Bashkuara prodhimet e tyre duke shmangur taksat. Kështu që ne humbasim. Humbasin kompanitë amerikane dhe mbyllen vendet e punës. Kështu bëhemi humbës të mëdhenj”, tha zoti Trump duke folur mbi tarifat ndaj Kinës.

Presidenti Trump e tërhoqi Uashingtonin nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, një traktat ndërkombëtar që trajton ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale “U zgjodha për të përfaqësuar qytetarët e Pitsburgut, jo të Parisit”. Zoti Trump thotë se politika e tij energjetike do të përqendrohet tek rritja e nxjerrjes së naftës në vend dhe eliminimin e disa rregullave mjedisorë. “Ditën e parë, orën e parë, ne mund të bëjmë shumë gjëra, por fillimisht do të nxjerrim naftën në vend”, tha zoti Trump. Në mandatin e tij të dytë si president, republikani Trump po premton një qasje më proteksioniste dhe izoluese sesa katër vitet e fundit të Presidentit Joe Biden. /VOA/

Donald Trump SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.