Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Peleshi: Rritje e bonusit të fundvitit për pensionistët

20:00 / November 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi thotë pensionistët shqiptarë dijnë ta bëjnë dallimin mes premtimeve boshe dhe atyre që bazohen në kalkulime. “Ne do ta bëjmë shumë të studiuar skemën e re të pensioneve, që nuk ka kthim pas. Një gabim në pensione i kushton një gjenerate, siç po paguajnë sot shqiptarët fajet e të tjerëve. Opozita thjesht bën politikë duke parë prapa”, tha Peleshi.

Duke folur mbi buxhetin faktik 2023, Peleshi solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë performancën pozitive të ekonomisë shqiptare. “Kemi patur rritje të të ardhurave në 6.4 miliardë dollarë, pra janë rritur 12% të ardhurat në ekonomi. Investimet kapitale kanë kapur shifrën më të lartë, 1.2 miliardë dollarë. Është rritur konsumi dhe ka rënë papunësia në nivelin më të ulët historik, 10.7%. Është rritur paga mesatare me 13.7%. Viti i kaluar do të mbahet mend si viti i një rritje të qenësishme, të madhe të pagave. Turizmi është rritur me 35%”, tha Peleshi.

Ai theksoi se borxhi ka rënë nga 70.4% në 57.5%, ndërsa në buxhetin e ardhshëm parashikohet në 55%. “Jemi në prag të buxhetit të vitit të ardhshëm. Ne duam të diversifikojmë ekonominë dhe t’i japim impuls edhe sektorëve të tjerë të ekonomisë, veç ndërtimit dhe turizmit. Të luftojmë informalitetin dhe të rrisim konektivitetin”, tha Peleshi.

peleshi pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.