Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

9 të arrestuar në Tiranë në orët e fundit

12:00 / November 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1695475549 policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar 9 persona në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rënë dy persona, pasi njëri ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe tjetri ndaj nënës. Në Bathore u arrestuan disa të rinj, pasi mbanin kokainë brenda në mjet, si dhe u proceduan disa të tjerë, për mosbindje ndaj efektivëve.

Ndërsa, tre persona përfunduan në pranga për drejtim të parregullt të mjetit.

“Tiranë/Arrestohen 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– H. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– V. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 38 vjeç, Y. V. (K)., 38 vjeç, A. H., 42 vjeç, A. D., 37 vjeç, dhe A. H. (K)., 37 vjeç, banues në Bathore. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit V. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, nuk iu janë bindur ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– D. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– F. B., 19 vjeç, banues në Petrelë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. J., 46 vjeç dhe V. D., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– L. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja K. V., 20 vjeç, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

arrest Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.