Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti Milei: recesioni dhe shtrëngimi financiar mbaroi

21:00 / November 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
javier milei
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti radikal i Argjentinës Javier Milei ka thënë papritur se vendi i tij ka ‘tejkaluar recesionin ekonomik dhe po tregon shenja rekuperimi, në lidhje me rritjen e varfërisë që ka arritur në 52.9% të popullatës, shkruan rrjeti AFP.

Presidenti që fitoi zgjedhjet në fund të vitit që shkoi, ka vendosur masa të rënda kursimesh financiare me shkurtime nga puna, ulje të pensioneve e të buxhetit të arsimit, që kanë sjellë protesta të ashpra në vend.

Mbrëmë ai tha se “periudha e dhimbjes u mbyll.” “Recesioni mbaroi. Po dalim nga shkretëtira dhe më në fund ekonomia e vendi po rritet”, tha ai në një takim me biznesmenë.

Nuk është e qartë saktësia e deklaratës por statistikat zyrtare në vend tregonin se prodhimi industrial u rrit më 2.6% në shtator në krahasim me muajin e kaluar, edhe pse shifrat vjetore te rritjes janë sërish në rënie.

Presidenti që kishte përdorur si metaforë të politikave të tij drastike ‘sharrën me korrent’, tha se kjo tendencë rritjeje do të vazhdojë.

“Ne bëmë ndryshime shokuese në sektorin publik prej çështjeve financiare, patëm recesion për disa muaj, por e kishim thënë se më pas ekonomia do të ngrihej lart si pordha e zhytësit … dhe ja, fluskat po shihen”, tha presidenti, pa u shqetësuar për vulgaritetin e krahasimeve.

Ai pranonte ashpërsinë e politikave të tij, por e quante përpjekjen “sakrificë e martirizim” që do të përmirësojë jetën e qytetarëve, shkruan rrjeti AFP. Mbetet për t’u parë si do ta presë deklaratën e presidentit publiku që vuan barrën e shtrëngimeve të rënda.

argjentine Presidenti recesioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.