Mbretëresha e pop-it dhe jo vetëm, Beyoncé kryeson në nominimet e edicionit të 67-të të çmimeve ”Grammy 2025” të dominuara nga gratë. Ceremonia e çmimeve Grammy do të zhvillohet në Crypto.com Arena, në Los Anxhelos më 2 shkurt 2025.
Beyoncé kryesoi me 11 nominime për albumin e saj të muzikës Country “Cowboy Carter”, i cili ishte në krye të listës, i cili shënoi vazhdimin e një prej trilogjive, “Renaissance”. Ajo bëri histori gjatë ceremonisë së Grammy 2023, duke siguruar më shumë çmime të fituara në jetë pasi mori çmimin e saj të 32-të.
Këtë vit, “Cowboy Carter” ka siguruar nominimet për albumin e vitit dhe albumin më të mirë Country, ndërsa kënga “Texas Hold ‘Em” është në listën e hit-it rekord të vitit, këngës së vitit dhe këngës Country të vitit.